XHEVAHIR SUKAJ: KAM ENDE PËR TË DHËNË PËR VLLAZNINË

Me dy golat e shënuar ndaj Flamurtarit, Xhevahir Sukaj ka qenë protagonisti kryesor i suksesit të Vllaznisë. 30 vjeçari duket se po rikthehet në ditët e tij më të mira por në një prononcim të dhënë për mediat pas kësaj ndeshje, ai ka lënë për të kuptuar se ka ende për të dhënë për këtë skuadër.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me sfidën e ardhshme, atë të së shtunës me Kamzën, Sukaj është përgjigjur.

Xhevahir Sukaj erdhi gjatë merkatos së janarit në Shkodër për të marrë për dore skuadrën e Vllaznisë dhe në fakt ka filluar ta bëjë këtë gjë. Padyshim që ka filluar të shndërrohet sërish në idhullin e tifozëve dhe kjo do ta motivojë të bëjë gjëra edhe më të mira në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …