Tuesday , 19 January 2021

XHORXHEVIÇ: VLLAZNIA NJË EKSPERIENCË E RE PËR MUA

Volejbollisti i sapoardhur tek Vllaznia Vladan Xhorxheviç në prononcimin e tij të parë pas ardhjes në Shkodër, shprehet i kënaqur me ambjentin që ka gjetur në skuadër dhe po ashtu, edhe për nisjen e kësaj eksperience të re. Në një intervistë për televizionin Rozafa, lojtari serb bën të ditur se nuk ka shumë njohuri për volejbollin shqiptar por megjithatë vlerëson trajnerin Kroqi dhe shokët e tij të skuadrës së re për përkushtimin që tregojnë në stërvitje dhe profesionalizmin që kanë…

 

“Ndihem si në shtëpi. Kam vetëm kaq ditë këtu por më pëlqen qyteti por edhe mikëpritja. Nuk kam shumë informacion për volejbollin shqiptar megjithatë tek Vllaznia shoh që ka një trajner të mirë dhe një organizim të mirë të skuadrës ndërkohë që edhe shokët e ekipit më kanë mbështetur. Nuk i njoh ekipet e tjera të kampionatit shqiptar por besoj se me eksperiencën time do ta ndihmoj ekipi në plej-of ai të arrijë objektivat e veta”

Me ardhjen e këtij lojtari, ekipi shkodran tashmë është më i fortë dhe natyrisht që objektivat e tij janë të qarta për të synuar fitimin si të titullit kampion ashtu edhe të Kupës së Shqipërisë. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë por as e pamundur jo.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 KUALIFIKOHET NË ÇEREKFINALE TË KUPËS

Vllaznia U19 vazhdon të bëjë mirë edhe në Kupën e Shqipërisë dhe si rrjedhojë tashmë …