Wednesday , 12 August 2020

XHOVANI SHKOZA MEDALJE ARI NĖ TURNEUN E DANIMARKĖS

Xhudisti shkodran Xhovani Shkoza ka bėrė njė paraqitje tė shkėlqyer nė turneun ndėrkombėtar tė zhvilluar ditėn e djeshme nė Kopenhagen tė Danimarkės. Ai ka arritur tė fitojė katėr ndeshje nė peshėn e tij deri 66 kilogramė nė kategorinė kadetė dhe kėsisoj ka merituar vendin e parė dhe medaljen e artė. Kuptohet qė ky ėshtė njė rezultat shumė I lartė sepse nė kėtė turne kanė marrė pjesė plot 500 sportistė nga thuajse tė gjitha vendet e Europės.

Xhovani Shkoza ka qenė I vetmi pėrfaqėsues nga Shqipėria qė ka marrė pjesė nė kėtė turne tė rėndėsishėm dhe paraqitja e tij ka bėrė pėr vete edhe specialistėt e shumtė tė pranishėm. Nė ndeshjen e parė, sportisti ynė u ndesh me njė xhudist nga Suedia tė cilėn e ka fituar Brenda pak sekondash. Nė ndeshjen e dytė, ka arritur tė fitojė ndaj njė sportisti hollandez dhe nė turin gjysmėfinal ndaj njė sportisti nga Finlanda. Me kėtė fitore, ai siguroi tė drejtėn pėr tė dalė nė finale ku u ndesh me njė tjetėr sportist nga Hollanda dhe 18 vjeēari nga Vau Dejėsi ka arritur ta mundė edhe atė duke siguruar kėshtu vendin e parė nė kėtė peshė.

Xhovani Shkoza ka qenė I shoqėruar nė kėtė turne nga Ferdinand Jaku, I cili pėrveēse me ekipin e futbollit tė femrave “Juban Danja”, vazhdon t’I qėndrojė pranė edhe sportit tė xhudos. Megjithatė ia ka vlejtur shkuarja deri nė Danimarkė sepse medalja e artė e kėtij sportisti, ėshtė ndėr rezultatet mė tė larta qė xhudistėt shqiptarė kanė arritur deri mė tani.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NIS STƋRVITJEN NƋ MESJAVƋN E ARDHSHME

Vllaznia pritet tĆ« nisĆ« stĆ«rvitjen pĆ«r sezonin e ri mesjavĆ«n e ardhshme. Ishte menduar nĆ« …