Thursday , 25 February 2021

YMER KETA, NJE PERSONAZH I VEÇANTE

Ky është Ymer Keta, i cili mund të konsiderohet pa frikë një ndër përsonazhet më të veçante dhe unik në vendin tonë dhe më gjere.

I apasionuar pas krijimtarisë artistike, që prej vitit 2000 jeta dhe veprimtaria e 74-vjeçarit nga Bulqiza më banim në Lezhë është e dokumentuar përmes ditarit të cilin e ka pjesë të përditshmerisë.

Diten e nis me kafen e mëngjesit, leximit të shtypit e më pas i përkushtohet krijimtarisë në biblioteken e vogel të krijuar brenda shtëpisë së tij.

Që prej daljes në pension Ymer Keta ka nisur të shkruajë libra, duke botuar 17 të tillë, pjesa më e madhe e të cilëve i kushtohen vendlindjes së tij Bulqizës. Pasioni për krijimtarinë artistike e ka bërë që të sfidoje moshen e mos të ndjeje aspak lodhje.

I moshuari po përgatit botimin e radhes të cilin e ka drejt fundit, e që i kushtohet trojeve etnike të kombit shqiptar.

Pavarësisht moshes, Ymer Keta thotë se puna e tij nuk do të ndalet deri sa të ketë jetë, ndërsa apelon që njerezit të orjentohen sa më shumë drejt krijimtarisë dhe leximit.

Rasti i këtij 74-vjeçari është një shembull pozitiv për të gjithë shoqërinë e që duhet ndjekur edhe nga brezat e sotem.

Lexoni dhe kete

LAÇ, NGA SHEMBJA E PALLATEVE DEMTOHET OBJEKTI PRIVAT

Ndërhyrja për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr.4 të qytetit të …