Saturday , 7 December 2019

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij ka lidhje me detyrën. Në një prononcim të shkurtër, gjyqtari i Shkodrës ka deklaruar se nuk i bëjnë dot presion për punën e tij.

I rezervuar me detaje, ai është treguar edhe para grupit hetimor të ngritur për rastin, para të cilit qëndroi për gati dy orë në Policinë e Shkodrës. Të vetmen pistë që ka orientuar ka qenë ajo e sulmit për shkak të detyrës, por sipas burimeve, Gjyqtari Ymeri nuk ka qenë në gjendje të orientojë hetuesit drejt autorëve.

Por emri i Ymerit nuk është aspak i panjohur. Faxweb mëson se në vitin 2014, Ymeri u denoncua nga një emision investigative, pasi sëbashku me një tjetër gjyqtar kishin marrë 2 mijë euro për të liruar nga burgu një të dënuar. Por kjo nuk ishte e vetmja akuzë ndaj gjyqtarit. Për të njëjtën akuzë ai është kallëzuar edhe nga një i dënuar me 21 vite burg. Gentian Hoxha, një i ri i cili është dënuar në mungesë me 21 vite burg nga ky gjykatës, në një kallëzim të paraqitur më 18 dhjetor të 2014 në Prokurorinë e Përgjithshme tregon se gjyqtari Ymeri i kishte kërkuar 25 mijë euro, që t’i hapej sërish çështja. Ymeri akuzohet për shpërdorim detyre dhe mosmbajtje të procesverabeleve të çështjes në vitin 2009. I dënuar në burgun e ShënKollit ka denoncuar edhe është dënuar padrejtësisht në mungesë pasi ka qenë në Spanjës. Gjithashtu, Ymeri dyshohet se është i përfshirë edhe në çështjen e fajdeve në Shkodër, ku para pak kohësh kishte edhe disa të akuzuar dhe arrestime.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE AKSIN KRYEBUSHAT-SHKODER

Një aksident është shënuar mesditën e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Një automjet ka …