ZAPTOHEN HAPESIRAT PUBLIKE NE LEZHE

Hapsirat publike ne Lezhe jane zaptuar ne mase. Trotuaret tashme nuk jane vetem per kalimtaret. Automjetet parkojne mbi to duke mos ndjere shqetesimin e bashkise. Ne hapesirat dedikuar kalimtareve ku automjetet nuk vendosen dot, bizneset ushtrojne aktivitetin e tyre, ndersa qytetaret duhet te levizin ne rruge.

Kjo eshte nje pamje qe te shoqeron pergjate gjithe qytetit te Lezhes. Policia bashkiake ndjehet e pafuqishme per te nderhyre, policia e rendit dhe ajo e qarkullimit rrugor nuk e kane objekt te veprimtarise se tyre, ndaj edhe qytetaret nuk dine se ku te drejtohen per te kerkuar zgjidhjen e ketij problemi.

Bllokimi i hapsirave publike, qe ne fakt cenon edhe te drejte e kalimit qe sanksiohet si nje e drejte legjitime e cdo qyteatri, vijon ne qytetin e Lezhes. Padron te ketyre hapsirave eshte zaptuesi i pare i tyre, nje situate kjo qe ka vijuar te funksionoje ne menyre te rregullt ne qytetin e lezhes, ndersa vete qytetaret jane dorezuar perballe mos veprimeve te te zgjedhurve te tyre apo institucioneve ligjzbatuese.Sikur te mos mjaftonte thjesht zaptimi, nuk mungojne rastet e pervetsimit te siperfaqeve publike kryesisht nga bizneset, qe kane ndertuar shtesat e objekteve te tyre apo te shkalleve dhe hyrjeve te reja, ndonese cenohen pikerisht trotuaret.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …