Wednesday , 1 April 2020

ZBARDHET DINAMIKA E VRASJES SE BIZNESMENIT NE RRESHEN

Skena e ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen është filmuar nga dy kamera sigurie të bizneseve aty pranë. Nga teresia e veprimeve hetimore rezulton se autoret kanë qenë dy persona të cilët kishin udhëtuar drejt Rrëshenit me një automjet që në orët e para të mëngjesit të së martës. Pasagjeri është ulur nga makina dhe nga bagazhi ka marrë një çantë të madhe dhe është ngjitur në katin e 7 të një pallati.

Aty ka hapur me force deren e një apartamenti ku nuk banon njerez dhe në njeren prej dritareve të shtëpisë ku u dukte qartë lokali në pronësi të Kastriot Reçit ka vendosur snajperin. Ai ka qëndruar rreth 5 ore aty, duke pritur momentin kur viktima po hynte për të pire kafe në lokalin e tijë për ta ekzektuar. Sipas burimeve Kastriot Reçi kishte qenë sëbashku me të vallanë dhe sapo kanë parkuar makinen kanë shkuar në këmbë në drejtim të lokalit. Në ato memonte viktima ka takuar një grua dhe një famije, ndërsa i vëllai ka hyre brenda lokalit.

Në momentin kur është shkëputur nga gruaja me fëmijë drejt tij është qëlluar me snajper, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas nga kçyrja e kamera të sigurise duket qartë autori i veshur me paruke si grua, duke u larguar në këmbë. Disa metra më larg atë e ka pritur një automjet dhe lanë lëvizur në drejtim të Burrelit, ndërsa paruken e ka hedhur në afersi të tregut të Rrëshenit e cila është gjetur nga policia dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

Grupi hetimor po analizon pamjet filmike, por identifikimi i automjetit dhe autorit duket tepër i vështire. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa përsona, por pas marrjen në pyetje janë lënë sërish të lire. Në zonen e Mirditës vijon të ketë prezence të shtuar policie të cilët vijojnë kontrollet në kërkim të autoreve.

47-vjeçari Kastriot Reçi është përcjellë për në banesen e fundit mesditen e së mërkures, ndërsa ceremonia ka kaluar në heshtje dhe familjet nuk kanë folur asnjë fjalë në lidhje me ekzekutimin e njeriut të tyre.

Lexoni dhe kete

I DEHUR NE TIMON, ARRESTOHET SHOFERI DHE PASAGJERI

Policia Rrugore e Lezhës ka vënë në pranga një drejtues mjeti dhe pasagjerin, pasi drejtonte …