Thursday , 6 October 2022

ZBARDHET DINAMIKA E VRASJES SE OFICERIT TE POLICISE

Eshtë zbardhur dinamika e vrasjes në kryer të detyrës të oficerit të policisë së Lezhës, nën komisar Saimir Hoxha, ngjare e ndodhur paraditen e së martës në Ishull-Lezhë.

Sipas policisë me datë 28.09.2021, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kontrollin e territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për ekzistencën e një miniparcele të kultivuar me bimë narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është formuar grupi i kontrollit, me qëllim kontrollin e zonës Kune Vain.

Grupi i kontrollit përbehej nga tre punonjës policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë. Punonjësit e Policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia dhe ka konstatuar një miniparcelë me bimë narkotike, ku janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 62 bimë narkotike, ndërsa disa nga këto bimë janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimeve të nevojshme, në interes të dokumentimit të plotë ligjor të kësaj vepre penale.

Gjatë kthimit, në një distancë rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, grupi i kontrollit është shkëmbyer me automjetin tip “Volksëagen” me targa AA984TL, në vendin e quajtur Vain, Ishull Lezhë. Ky automjet, pasi është shkëmbyer me automjetin që lëviznin punonjësit e policisë, pas disa minutash është kthyer dhe ka lëzizur në drejtim të qytetit të Lezhës, mbrapa automjetit të punonjësve të Policisë.

Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodhshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë.

Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë.

Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen, ndërsa autori i vrasjes së oficerit të Policisë ka mundur të kalojë në vendin e shoferit dhe është larguar me automjetin me të cilin udhëtonin këta persona. Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizimin e tij.

(Në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, që përkojnë me armët e punonjësve të Policisë, por 21-vjeçari ka arritur të largohet e të braktisë makinen 1 km larg vendit të ngjarjes, ku pas disa orësh ndjekje u gjet i vetëplagosur me armë zjarri në zonen e Vainit.

Lexoni dhe kete

MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSOREN NË KURBIN

Një grua humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi …