Thursday , 15 April 2021

ZBARDHET DOSJA HETIMORE E VRASJES SE ERI ZEFIT NE MIRDITE

Mikel (Gjovalin) Alia i cili është përsoni i vetem i marrë i pandehur për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhe të Mirditës, rezulton të ketë komunikuar 13 herë në telefon me viktimen pasditen dhe mbrëmjen e 1 tetorit të vitit 2019-të, ndërsa për të futur në kurth 34-vjeçarin janë përfshire dhe përsona të tjere, por që nuk është arritur të identifikohen.

Televizioni Rozafa ka zbardhur dosjen hetimore të vrasjes së 34-vjeçarit
ku në oren 19;36 të datës 1 tetor thuhet se Eri Zefi ka hyre i vetem në një lokal në lagjen “Don Bosko” në Tiranë dhe është ulur në tavolinat e verandes.

Nga pamjet filmike rezulton se i ndjeri komunikon në telefon në sekuencat filmike në orën 20.04 dhe 20.07, të cilat nga analiza e tabulateve telefonike të bëra, rezulton se ka komunikuar pikërisht me numrin celular, në posedim të shtetasit Mikel (Gjovalin) Alia, i cili në këtë kohë lokohet nga antenta Rr.Don Bosko, konkretisht në zonën ku ndodhet lokali ku pin kafe viktima.

Në orën 20.07 menjëherë pas telefonatës i ndjeri Eri Zefi ngrihet dhe del nga lokali. Ata lëvizin në të njëjtën kohë nga qyteti i Tiranës, për në drejtim të Kurbinit, ku dhe logohen për herë të fundit në të njëjtën kohë ora 22;38;28, e më pas të dy numrat celular janë jo-aktiv, ç’ka tregon se kemi të bëjmë me një sinkronizim të veprimeve të viktimës me shtetasin Mikel “Gjovalin” Alia” thuhet në dosjen hetimore.

Ndërkohë gjatë kësaj kohë viktima ka komunikuar dhe me bashkëshorten e tij dhe sipas organit të akuzes deklarimi i dhënë nga bashkëshortja e viktimës, përputhet me rrethanat e ngjarjes, nisur nga vendi ku është gjetur kufoma në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së kombit në Zall Xhuxhë të Mirditës.

Kjo tregon se viktima është shoqëruar dhe tërhequr në kurth për tu vrarë nga persona të njohur, deri në vendin e ngjarjes, i cili e ka kontaktuar duke e mashtruar se do të grabisnin lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu rezulton se viktimës i është marrë edhe telefoni i tij celular, ç’ka përforcon edhe më tepër bindjen se autori ka patur si qëllim të zhdukë provat e komunikimit të tij me viktimën, si dhe në vendin ku është gjetur viktima nuk ka patur lëndë narkotike. 34-vjeçari Eri Zefi u gjet i vrarë me armë zjarri rreth orës 14:00 të datës 2 tetor të vitit 2019-të në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së kombit në fshatin Zall Xhuxhe të Mirditës.

Në lidhje me këtë ngjarje është marrë i pandehur 42-vjeçari Mikel “Gjovalin” Alia dhe ndaj tij është ngritua akuza “Vrasje me paramdenim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armeve dhe municionit luftarak”.

Sipas prokurorisë është provuar Mikel se “Gjovalin” Alia bashkë me përsona të tjere e ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin për ta ekzekutuar, ndërsa vrasja dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës është i dënuar vrasje.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …