ZBARDHET LISTA E KOMBETARES SHQIPTARE

Trajneri i Kombetares Shqiptare Kristian Pannucci ka bërë publike kete te Premte edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eleminatore, respektivisht  të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë.
Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thirrur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë.

Lista zyrtare e ekipit kombëtar është bërë publike në nje kohë që për emrat, si dhe për çdo interesim tjetër rreth ekipit kombëtar, Panucci do të dalë përpara mediave, ditën e hënë në orën 11.00 në selinë e FSHF-së, sikundër edhe është parashikuar.
Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e hënë, teksa seanca e parë stërvitore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18.00.
Ne listen e Kombetares nga kampionati shqiptare merr pjese vetem nje lojtar. Ai eshte portjeri i Partizanit, Alban Hoxha.
Nderkohe, lojtare e tjere vijne nga kampionatet e huaja, kryesisht nga Italia, Gjermania dhe Zvicra.

 

Lexoni dhe kete

GJOKA: VLLAZNIA E DETYRUAR TË FITOJË ME LUFTËTARIN

Humbja në Durrës javën e kaluar ka ndikuar jo pak tek Vllaznia megjithatë skuadra dhe …