Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

ZBARDHET NGJARJA E PERPLASJES ME ARME NE PARRUCE TE SHKODRES

Zbardhet perplasja me arme e ndodhur ne qytetin e Shkodres nje dite me pare. Te dhenat nga Policia e Shkodres bejne me dije se ngjarja nuk ka qene nje konflik i castit por dy te rinjte te cilet jane shpallur ne kerkim nga policia i kane ngritur prite 32 vjecarit Taulant Ahmeti. Burimet flasin per nje tentative te mirefillte vrasje ndaj shtetasit Taulant Ahmeti pasi ketij te fundit i eshte bere prite dhe sapo ka zbritur nga automjeti ne drejtim te tij i armatosur ka shkuar shtetasi Gledis Ustabeqiri 23 vjeç i shoqeruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç. Taulant Ahmeti ka pare veten te zene ne kurth dhe ka zbritur nga automjeti , atehere Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armen.

Ne keto momente ka nderhyre dhe Hygert Muçaj i cili ka qelluar me shufer hekuri ne koke Taulant Ahmetin duke i shkaktuar demtime te renda. Agresoret pasi kane pare qe Ahmeti nuk po largohet madje i eshte pergjigjur me konfrontim fizik edhe pasi ka pare armen , Ustbeqiri ka gjuajtur tre here por fatmiresisht plumbi nuk e ka kapur dhe me pas jane larguar me mjetin e tyre Benz fouristrad ML me targa AA 250 VH . Policia pas identifikimit akoma eshte ne kerkim te tyre ndersa ne polici ka mberritur vetem Taulant Ahmeti i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe eshte lene i lire. Ai ka refuzuar te flase per shkaqet qe çuan dy te rinjte te tentonin ta vrisnin madje ne polici ka thene se nuk ka arritur te identifikoje personat qe e kane qelluar pasi kane patur kapele dhe syze.

Ndersa nga ana tjeter policia ka njoftuar se ka bere te mundur gjetjen e armes sw zjarrit, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET E BASHKISE, GJYKATA LE NE BURG VELLEZERIT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shengjini, të cilet tre ditë …