Thursday , 25 February 2021

ZBARDHET NGJARJA NE MIRDITE, AKSIDENTI I QELLIMSHEM

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Deda 68-vjeç.

Pas verprimeve hetimere ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshem dhe në oret e pasditës të së mërkures është prere fletë arresti për autorin e ngjarjes shtetasin Mhill Gega 60-vjeç banues në Bungaj.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe metarielet janë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë. Sipas burimeve autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.

Madje pak kohë më parë Mark Deda bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në baneses e tij dhe pas kësaj situatë konflikti mes tyre kishte agravuar edhe më tej. Trupi i viktimes u gjet në rrugen e fshatit Bungaj nga banore të zonës të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

Nga teresia e veprimeve hetimore rezulton se autori e ka goditur nga pas me makinë 68-vjeçarin dhe më pas është larguar, për tu ndaluar nga policia pak ore pas ngjarjes.

Fillimisht u dyshua për një aksident rrugor, por më pas u faktua se ngjarje kishte qenë e qëllimshme, kjo referuar dhe konflikteve të mëparshme që kishin patur autori dhe viktima.

Lexoni dhe kete

TË SHTËNA ME ARMË NË LAGJEN “SKENDERBEG” TË SHKODRËS

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Taulant Pepaj, …