Saturday , 16 November 2019

ZBARDHET VRASJA E ERI ZEFIT NE MIRDITE

Policia e Lezhës ka identofikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga bashkëpunëtoret e vrasjes së Eri Zefit, ngjarje e ndodhur me 2 tetor në fshatin Zall-Xhuxhe të Mirditës. Në kërkim për këtë nfgjarje është shpallur Mikel (Gjovalin) Alia me origjinë nga Fani i Mirditës. Sipas burimeve ky i fundit kishte qenë shok i ngushtë me viktimen dhe ka lujtur një rola mjaft të rëndësishem në ekzekutimin e tij.

Nga analizimi i shumë të dhënave të mbledhura përgjatë një muaji, është arritur në konkluzionin se Alia, ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin Eri Zefi. Ky i fundit prej muajit shkurt 2019 kishte reduktuar lëvizjet e tij dhe frekuentimin e personave të ndryshëm, pasi i ruhej një gjakmarrje të mundshme, pasi vëllai i tijë në shkurt të këtij viti kishte vrarë fqinjin e tijë Martin Ndreca ngjarje e ndodhur pas një koflikti të çastit në Durres. Gjatë hetimit është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të kunsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi, ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe janë nisur së bashku të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për tu bërë vrasja.

Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës, dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zalë Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia, pretendon se aty do vidhnin drogën. Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit. Më pas ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Dy autorët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, mikun e Zefit janë larguar mes errësirës së dendur.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …