ZBULIMET ARKEOLOGJIKE NË VENDIN TONË

Zbulimet e fundit arkeologjike në vendin tonë ishin në fokus të një leksioni të hapur me studentë të Universitetit të Shkodrës, ku i pranishëm ishte Auron Tare, zv/kryetari i komitetit shkencor të pasurive nënujore të Unesco-s. Tare thotë se fatkeqësisht në vendin tonë kjo nuk është një temë me interes, pasi nuk ka infrastrukturë. Por, në Shqipëri ka gjurmë të civilizimeve nën ujë të mesdheut.

Për këtë, Tare thotë se janë 41 anije të mbytura që janë zbuluar, të shekullit 6 para krishtit deri në luftën e dytë botërore. Ndërkohë nga kërkimet afër lumit Buna është mbytur një nëndetëse e madhe franceze e luftës së parë botërore.

Prandaj, kërkohet një vëmendje më e madhe nga institucionet përgjegjëse në vend.

Lexoni dhe kete

SHOQERIMI I GAZETARIT ELVIS HILA, REAGON KESHILLI I EUROPES

Këshilli i Europës ka reaguar në lidhje me shoqërimin nga policia të gazetarit të Tv …