Breaking News

ZBULOHET GURI ME MBISHKRIME NE MIRDITE

Një gur mbi të cilin shihen të gdhendura mbishkrime të pakuptimta për njerezit e sotem është gjetur në Xhuxhe të Fanit në Mirditë, gjatë punimeve për hapjen e nje shtegu. Guri shkembor që terhoqi menjehere vemendjen e punetoreve përshkak të simboleve të gdhendura mbi të ndodhet mes pyllit dhe askush nuk di të shpjegojë ekzistencen e tij.

Punimet janë nderprere menjehere, ndërsa në zonë mbërriten te paret autoritetet vendore. Administratori i Fanit, Kolin Marku, thotë se pritet ardhja e specialisteve të fushës për të analizuar rastin.

Drejtori i Kultures në Bashkinë Mirditë Gjergj Marku thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vleren historike dhe trashigimore të këtij guri.

Lexoni dhe kete

FESTA E EMIGRANTËVE NË DAJÇ

Për të dytin vit radhazi është organizuar festa e emigrantëve në famullinë e Dajçit të …