Wednesday , 18 September 2019

ZBULOHET PRONARI I VERTETE I JAHTIT NE SHENGJIN

Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit, policia Kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e një shtetasi turk, Sevgin Javuz. Ajo hodhi dyshimet se ai mund të ishte pronari i mundshëm, por pa arritur t’a konfirmojë dot për shkak se në jaht nuk ndodhej askush.Por pas verifikimeve rezulton se Javuz të ketë qenë kapiteni dhe jo pronari i Jahtit dhe në momentet kur ka humbur kontaktet ai ka qenë duke udhetuar i vetem. Sipas të dhënave pronari i jahtit rezulton të jetë shtetasi Nedim Akyuz.

Për të hedhur dritë mbi misterin e gjetjes së jahtit, policia dhe prokuroria e Lezhës gjatë pasdites të së hënës ka marrë në pyetje pronarin e jahtit Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi. Ky i fundit ka udhëtuar nga Turqia dhe ka mbërritur në Shqipëri, me qëllim për të tërhequr jahtin, por në fakt nuk është lejuar pasi mjeti lundrues është provë materiale. Nedim Akyuz, i shoqëruar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm i Ambasadës Turke në Shqipëri, ka marrë takim me drejtuesin e policisë së Lezhës, ku dhe ka dhënë shpjegime lidhur me intenerarin e jahtit lukzoz.

Në dëshminë që ka dhënë në polic, ka treguar se jahti tashmë i bllokuar është pronë e tij. Ai nuk ka qenë në bordin e jahtit, por mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javuz. Gjithmonë sipas dëshmisë së Nedim Akyuz, kapiteni ka qenë në Ishullin e Korfuzit në Greqi, pasi aty ka qëndruar vëllai i Akyuz së bashku me familjen.
“Nga Korfuzi, pasi ka lënë në port familjen e vëllait, kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas, ka marrë rrugën sërish të kthimit drejt Korfuzit”-rrëfen në dëshminë e tij Nedim Akyuz.

Ky i fundit më tej shton se “…hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat Shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë…”.

Pas kësaj bisede Nedim Akyuz thotë se ka tentuar disa herë të lidhet në telefon me kapitenin e jahtit por nuk ka mundur. Ai ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethaneve se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz. Momentalisht Akyuz ndodhet në Tiranë ku është akomonduar në një nga hotelet e kryeqytetit, ndërkohë pritet që ditët në vijim ai të japë sërisht shpjegime përballë prokurorëve dhe policisë së Lezhës.

Gjatë ditës së djeshme Akyuz ka dorëzuar si provë disa dokumente që vërtetojnë pronësinë e jahtit, por në ditët në vijim ka premtuar se do verë në dispozicion dhe dokumente të tjera. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik të jahtit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa dokumente, pije alkoolike dhe freskuese të llojeve të ndryshme, 265 euro dhe disa veshmbathje. Dyshimet e janë për një ngjarje aksidentale, pasi në jaht janë gjetur pajisje peshkimi, dhe kjo ka ngritur dyshimin se kapiteni mund të ketë fikur mjetin për të peshkuar por në rrethana aksidentale mund të ketë rënë prej tij dhe ka humbur gjurmët.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë …