ZBULOHET SKELETI I NJE NJERIU NE SHESHIN E LEZHES

Një skelet njeriu është zbuluar në sheshin e qytetit të Lezhës, teksa gërmohej për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes. Skeleti është gjetur në thellësinë 1.5 meter dhe ka dyshime të forta se mund ti përkas viktimave të komunizmit, pasi fare pranë vendit ku u gjeten eshtrat ka qënë edhe dega e punëve të brendshme.

Menjehere është kërkuar ndalimi i punimeve, ndërsa është lajmeruar Agjensia e Sherbimit Arkeologjik. Pergjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thote se ende nuk e dinë se për çfarë behet fjale ndaj edhe duhen pritur analizat, por sipas tij ka dyshime të forta se eshtrat i përkasin ndonjë përsoni që është ekzekutuar gjatë regjimit komunist.

Paraditen e së shtunes në zone kanë mberritur edhe ekspertet e Agjensise së Shërbimit Arkelogjik të cilët kanë nisur verifikimet për rastin, por nuk e kanë komentuar atë duke pritur kryerjen e të gjitha veprimeve për të arritur në konkluzione përfundimtare.

 

Lexoni dhe kete

613 VJETORI I LINDJES SE SKENDERBEUT

Lezha ka sjellë në kujtesë heroin tonë kembëtar Gjergj Kastriotin Skëndërbeun, në 613-vjetorin e lindjes …