Friday , 13 December 2019

ZEF GJONI: ASKUSH NUK MË KA URUAR PËR TITULLIN E RADHËS

Dy ditë më parë bashkë me ekipin e boksit ka fituar titullin e 23-të kampion me ngjyrat e Vllaznisë, megjithatë Zef Gjoni ndjehet i zhgënjyer. Në një prononcim të dhënë për mediat, ai ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë urim nga strukturat e sportit në Shkodër.

Zef Gjoni ndërkohë në prononcimin e tij ka folur edhe për disa probleme që sipas tij janë shqetësuese për sportin në Shkodër, vendimi i klubit Vllaznia për të mos paguar trajnerët veteranë dhe po ashtu, ka ngritur edhe problemin e mosvënies në funksion të palestrave të ekipeve.

Trajneri i mirënjohur Zef Gjoni herëpashere ka ngritur zërin për problemet që e shqetësojnë, por këtë herë ka folur edhe për gjëra të tjera dhe me siguri që fjala e tij duhet dëgjuar.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri …