ZEF GJONI: DO LARGOHEM NGA VLLAZNIA

Boksierët shkodranë nuk e kanë ndërprerë për asnjë moment stërvitjen dhe tashmë ata kanë nisur përgatitjet për disa aktivitete ndërkombëtare por edhe ato kombëtare që do të zhvillojnë në muajt e ardhshme.

Trajneri Zef Gjoni në një prononcim për mediat ka folur konkretisht në lidhje me këto aktivitete, duke shpresuar që edhe në Shqipëri shumë shpejt të lejohet zhvillimi i tyre…

E nëse në mars pritet të zhvillohet kampionati kombëtar, Zef Gjoni mund të mos jetë më në krye të Vllaznisë.

Ai ka bërë të ditur se është në prag të kalimit në një ekip tjetër të Qarkut Shkodër dhe këtë vendim të vështirë e ka marrë ngaqë në Shkodër sporti i boksit është i persekutuar…

Në fakt, trajneri Gjoni edhe më parë ka paralajmëruar një largim të tillë por nuk e ka realizuar. Tashmë mbetet për t’u parë nëse vërtetë do ta braktisë këtë herë Vllazninë apo jo.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: NDAJ TIRANËS VLEN VETËM FITORJA PËR VLLAZNINË

Vllaznia do të luajë pasditen e së shtunës ne ora 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi” …