ZEF GJONI: VLLAZNIA DO JETË KAMPIONË PËR TË 22-tën HERË

Pavarësisht largimit të disa boksierëve cilësorë, Vllaznia do të synojë të fitojë titullin e 22-të kampion. Ky është objektivi që i kanë vënë vetes sportistët dhe stafi i këtij ekipi. Ata kanë kohë që kanë nisur përgatitjet dhe tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit para se të nisë kampionati më 24 shtator. Kryetrajneri Zef Gjoni, në një intervistë për televizionin Rozafa bën të ditur se boksierët gëzojnë një formë shumë të mirë falë përgatitjes që kanë bërë dhe prandaj ka besim tek suksesi edhe këtë herë.

I pyetur për elementin që do të përfaqësojë Vllazninë në këtë kampionat, trajneri Gjoni shprehet.

Kampionati do të nisë më 24 shtator në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe do të zgjasë për tre ditë me rradhë. Nëse ia del edhe këtë herë, ekipi i Vllaznisë padyshim që do të shkruajë historinë e këtij sporti në vendin tonë sepse do të rikonfirmojë pathyeshmërinë e tij.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME NJË TJETËR AMERIKAN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Pas amerikanit …