Tuesday , 22 October 2019

ZEMRA PO ‘VRET’ ME SHUME MOSHAT E REJA

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaktari kryesor i vdekjeve në vendin tonë, por disa qytete shihet se kanë prevalencën më të lartë të jetëve të humbura nga simptomat kardiovaskulare. Sipas të dhënave të INSTAT për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, në vitin 2018 qytetet e Korçës, Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Vlorës ishin qytetet me numrin më të lartë të jetëve të humbura (për 100 mijë banorë). Në krahun tjerë, qytetet që janë më pak të prekura sëmundja në fjalë janë Elbasani, Tirana , Lezha, Durrësi.

Sipas INSTAT, në vitin 2018, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një ulje prej 2,7 %. Prevalenca si te femrat ashtu dhe te meshkujt është e barabartë, me 50.2% të rasteve që ishin meshkuj. Ndonëse në total sëmundjet e qarkullimit të gjakut vranë më pak persona vitin e kaluar, ka një rritje të ndjeshme të jetëve të humbura në moshat e reja, sidomos ato foshnjore (nën 1 vjeç).

Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se sëmundja vrau 20 për qind persona më shumë në moshën 0-34 vjeç, në raport me një vit më parë. Sëmundjet e qarkullimit të gjakut vranë vitin e kaluar 139 persona në moshë të re (0-34 vjeç) nga 115 gjatë vitit 2017. Në 2018-n u shënuan 33 vdekje nga sëmundjen e aparatit të qarkullimit të gjakut te fëmijët nën 1 vjeç, ose 32% më shumë se një vit më parë.

Ndërsa të moshuarit duket se po i mbajnë më nën kontroll sëmundjet e aparatti të qarkullimit të gjakut, me vdekjet mbi moshën 65 vjeç, që u reduktuan me 3% në 2018-n. Shkaktari kryesor i kësaj sëmundje është stili i jetesës dhe dieta ushqimore.

Lexoni dhe kete

SEMINAR I RËNDËSISHËM NGA KOMPANIA “NIKO HAIR & COLOUR”

Kompania “Niko Hair & Colour”, distributor i dy kompanive më të mëdha “Nika Beauty Excellence …