Monday , 11 December 2017

ZENIA E HAPESIRAVE PUBLIKE NE VELIPOJE, ANKESA E BASHKISE SHKODER

Zenia e hapësirës publike nga persona të paregjistruar në Qendren Kombetare te Bizenseve dhe pa asnjë të drejtë në ushtrimin e aktivitetit tregtare, ka sjell reagimin e Bashkisë Shkoder ndaj institucioneve të tjera. Në një shkresë zyrtare drejtuar Drejtorisë së Tatimeve, Drejtorisë së Hetimit tatimor, Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër, Bashkia Shkodër ka bërë prezent një problematikë të tillë. Në shkresën zyrtare behet me dije se Bashkia Shkodër ka lidhur kontratë për zënien e hapësirës publike për stacion plazhi me 56 subjekte për një sipërfaqe në total 42583 m2. Kështu Bashkia Shkodër ka lidhur kontratë për një sipërfaqe prej 45% të sipërfaqes së shfrytëzueshme për plazh, duke respektuar kriteret e përzgjedhjes dhe standartet sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. Meqënëse pjesë e plazhit publik është zënë forcërisht nga biznese apo individë në kundravajtje të plotë dhe duke mos zbatuar ligjin, Kryetarja e Bashkisë më Urdhër nr. 408 dt. 30.06.2017 ka ngritur grupin e punës për të evidentuar gjendjen faktike të hapësirave të zëna në plazhin e Velipojës dhe Rrjollit.

Në bazë të këtij urdhëri grupi i punës i përbërë nga administratori i njësisë administrative Velipojë, specialistë të drejtorisë së të ardhurave, policë të strukturës së policisë bashkiake ka kontrolluar çdo subjekt dhe ka mbajtur akt-kontrollet përkatës për çdo kundravajtës që ka zënë forcërisht pa asnjë të drejtë hapësirën e plazhit. Policia Bashkiake ka kryer veprimet e plota në territor duke vendosur gjobat përkatëse për secilin kundravajtës. Mbi bazën e këtyre aktkontrolleve është faturuar dëmi i shkaktuar qytetarëve i barasvlefshëm me vlerën në lekë të sipërfaqes së rërës të zënë forcërisht. Vlera e dëmit të faturuar është 16 282 000 (16 milion e dyqind e tetëdhjetë e dy mijë) lekë për 39 kundravajtës verifikuar. Situata pavarësisht ndërhyrjes ligjore rezulton të jetë e njëjtë. Këta kundravajtës cënojnë të drejtën e qytetarëve, konkurencën e lirë, kryejnë vepër penale duke bërë evazion fiskal. Bashkia Shkodër me shkresë i është drejtuar për veprim dhe kompetencë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Shkodrës, Hetimit Tatimor dhe Policisë së shtetit duke kërkuar marrjen e masave të tjera dhe veprime për bllokimit të mallrave e të aktivitetit për çdo kundravajtës.

Në dijeninë e Bashkise Shkoder, deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare apo veprim nga institucionet që ju drejtoni. Bashkia Shkodër ne shkresën drejtuar institucioneve bën me dije se “në emër të qytetarëvë dhe posaçërisht të pensionistëve dhe njerëzve në ndihmë ekonomike kërkon veprim menjëherë! Bashkia Shkodër u paraprin grupeve task forcë me stafin e saj administrativ dhe policor bashkiak, dhe u krijon kushtet për të vepruar ju si organe tatimore me kompetencen e detyrueshme për t’u zbatuar nga ana juaj për bllokim të çdo aktiviteti të paligjshëm. Bashkia Shkodër gjithashtu i është drejtuar edhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit duke e vënë në dijëni, e për rrjedhojë edhe organeve të krimit ekonomik pranë kësaj drejtorie për veprim e mbështetje. Presim angazhimin tuaj të menjëhershëm. Në të kundërt Bashkia Shkodër do t’i drejtohet organeve të Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër’ Përfundon shkresa zyrtare drejtuar këtyre institucioneve nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Lexoni dhe kete

MINISTRJA E DREJTESISE INSPEKTON BURGUN E REÇIT

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e shoqëruar nga deputeti I Partisë Socialiste Luan Harusha dhe  …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin