ZETORI DEL NGA RRUGA, HUMB JETEN 70-VJEÇARI

Një bujk humbi jeten, pasi zetori qe drejtonte doli nga rruga. Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së martës në fshatin Tale të Lezhës. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Mark Luli 70-vjeç banes në Tale. Sipas burimeve ai ka qenë duke udhetuar me mjetin e tijë në rrugen dytësore të fshatit Tale, kur ka humbur kontrollin e zetorit dhe dalë nga rruga.

70-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi zetori që drejtonte është përmbysur dhe e ka zënë poshte. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me këtë aksident që i mori jeten 70-vjeçarit Mark Luli. Sipas të dhënave e dispunonte prej vitesh zetorin dhe e përdorente për punë të ndryshme në sektorin e bujqësise ne zonen ku banonte.

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME TRAJLERIN, PLAGOSEN 2 PERSONA

Dy përsona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor i cili ndodhi …