Sunday , 6 December 2020

ZGJEDHJET E 30 GUSHTIT NË MAL TË ZI

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të Malit të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit. Përmes një videomesazhi, Meta thekson se këto zgjedhje janë një mundësi për të forcuar perspektivën europiane.

Me anë të një video konference, edhe kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi që të votojnë listën shqiptare me datë 30 gusht, kur edhe do të mbahen zgjedhjet.

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për këtë ditë, nëpërmjet një postimi në “facebook”, ku shkruan:

“Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare. Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur se faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi.

Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.”

Lexoni dhe kete

BASHA: DO E LARGOJMË TË KEQEN, SHQIPTARËT E DUAN NDRYSHIMIN

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte këtë të enjte në një fasoneri në Lezhë. …