Breaking News

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar të mblidhet me 26 dhjetor për të diskutuar e votuar ndër të tjera edhe vendimin për të shtuar numrin e punonjësve për shkak të shtimit të punës nga procesi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Referuar projektvendimit, për zgjedhje do të punësohen me kohë të pjesshme 337 punonjës.

“Në kuadër të detyrimeve ligjore që ka KQZ-ja, lidhur me organizimin, administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, që do të zhvillohen më datë 30 Qershor 2019, referuar nenit 21, pika 21 të Kodit Zgjedhor, miraton strukturën, organikën dhe strukturën e pagave, të punonjësve me kohë jo të plotë pune. Punonjësit e kategorive të ndryshme që do të rekrutohen, do të punojnë për periudhën e përgatitjes së zgjedhjeve deri në përfundimin e të gjitha detyrimeve ligjore, që ka në të gjitha strukturat e Administratës së KQZ-së. Punonjësit mbështetës që do të merren me kohë jo të plotë pune, do të kenë të përcaktuar gjithashtu edhe strukturën e pagave të tyre, mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore të nxjerra nga Këshilli i Ministrave për pagat e nëpunësve dhe punonjësve mbështetës të disa institucioneve buxhetore” shkruhet në vendim.

Punësimi është parashikuar të bëhet për periudha kohore nga 1 deri në 6 muaj. Në listë për t’u punësuar janë sekretarë, specialistë, inspektorë, elektriçistë, punëtorë magazine, fotokopjues, punëtorë pastrimi, specialistë IT, juristë, postierë, përkthyes etj.

Lexoni dhe kete

“SHKODRA NUK MUND TE LEJOJE KETE MODEL QEVERISJE”

Shkodra nuk mund të lejojë ketë model qeverisje dhe shteti ka rënë. Kështu shprehet kryetari …