Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se në takimin me Ilir Metën u diskutuan dy cështje, ngërçi në Kushtetuese dhe reforma zgjedhore. Lideri demokrat u shpreh se opozita e bashkuar i ka gati propozimet për reformën zgjedhore, ndërsa do i prezantojë në fillim të muajit dhjetor.
Basha shtoi se opozita as nuk ka kërkuar dhe as nuk kërkon apo mbështet shtyrjen e reformës zgjedhore, si edhe nuk ka alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë.
Basha theksoi se do të marrim të gjitha hapat duke u bërë thirrje edhe shqiptarëve për zgjidhjen e kësaj krize për të marrë të gjithë së bashku hapat nëse përballet me një qeveri autokrate.
