Friday , 6 December 2019

“ZGJEDHJET JANË TË PAEVITUESHME”

Pas fundjavës që kaloi me festimet për Kurban Bajramin, Presidenti i vendit Ilir Meta i është kthyer sërish çështjeve të aktualitetit me nisjen e javës së re.

Mëngjesin e kësaj të hëne (12 gusht) Kreu i Shtetit ka zgjedhur të rikthejë në vëmendje të opinionit publik qëndrimin e tij të datës 27 qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas Metës, jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqëndrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet. Ndërkohë, vijon Meta, kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.

Për Presidentin, “ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019”. Kreu i Shtetit është i qartë në mesazhin drejtuar klasës politike kur thotë: “Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit”.

Presidenti Meta thekson se zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme. Ndaj, shton ai, duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize duke e pranuar këtë gatishmëri tani, me qëllim që jo vetëm të realizohen zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019, por edhe të arrihet marrëveshja për refomën zgjedhore sa më parë, në mënyrë që vendi ynë të ketë mundësi të çelë negociatat në 18 tetor 2019.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …