Tuesday , 16 August 2022

Zgjedhjet lokale me 21 Qershor 2015

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar 21 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore të 2015. Është Kodi Zgjedhor që e detyron kreun e shtetit, që të caktojë ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhurit vendorë. Sipas Kodit Zgjedhor në nenin 9, përcaktohet se Presidenti duhet ta shpallë datën jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë, që në rastin konkret i bie 15 shtatori.

Gjithashtu Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë pretendimin e PD për shfuqizimin e ndarjes së re të territorit. Vendimi është komentuar menjehere nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka nguruar ta quajë vulosje te nje reforme historike. Rama tha se rrëzimi i kërkesës së demokratëve për ta shpallur antikushtetues ligjin për ndarjen e re administrative-territoriale të vendit, i hap rrugën organizimit të territorit të shërbimeve

. Duke mbetur tek beteja për vendoret e 2015, Maxhoranca pritet të plotësojë trupën e komisionit qendor të zgjedhjeve brenda muajit janar. Por burime nga shumica qeverisëse nuk përjashtojnë as mundësinë e një riformatimi të plotë të këtij institucioni. Pritet, që fill pas plotësimit të KQZ, mazhoranca, të bëjë edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor, kërkesë e përsëritur deri më tani nga institucioni më i lartë i zgjedhjeve, por edhe një domosdoshnëri, në rast se zgjedhjet do të bëhen sipas ndarejs së re të territorit, që e shohin Shqipërinë në 61 njësi vendore.

 

Lexoni dhe kete

PD: BORDET E TRANSPARENCËS BASHKËPUNËTORË NË VJEDHJE

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Bordit të Transparencës përsa i përket lëvizjes në çmime të …