Thursday , 22 February 2018

ZGJEDHJET LOKALE NE ULQIN PA FITUES

Në Ulqin këtë të diele u mbajten zgjedhjet lokale për Parlementin lokale të këtij qyteti. Në këto zgjedhje morën pjesë 62,75% e qytetarëve me të drejtë vote apo 12 499 votues. Qendra për monitoring CEMI ka dalur me rezultatet e para preliminare pas numërimit votave në  të gjitha qendrat e votimit.Nga këto shifra mund të shihet qartë se subjektet shqiptare, FORCA – me 9 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” me 7 dhe UDSH me 3 këshiltare kanë shumicën prej 19 këshilltarëve nga 33 sa ka Parlamenti i Ulqinit.

Pra, subjektet shqiptare mund të formojnë qeverinë pa ndihmen e DPS-it me të cilin ishin në pushtet deri tani. Nëse kësaj i shtojmë edhe 2 këshilltarët e URA-së së Dritan Abazoviqit i cili që gjatë fushatës ka shprehur hapur dëshirën që të ju ndihmojnë subjekteve shqiptare atëhere kemi të bëjmë me një situatë shumë të qartë. Nga ana tjetër nuk dihet se cilat do jenë bisedimet rrethg formimit të pushtetit vendor në Ulqin. Pasi kemi të bëjmë me një koalicion të detyrueshem pas zgjedhor. Ku  ende nuk është e qartë nëse tre partitë shqiptare do bashkohen për të formuar koalicionin apo do krijojn një koalicion me Partinë Demokratike të Socialisteve të Millo Gjukanoviqit.

Lexoni dhe kete

PRESIDENTI META TAKIM ME KREUN E “FORCES” NE MAL TE ZI: SHQIPTARET TE BEHEN BASHKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, …