Saturday , 7 December 2019

ZGJEDHJET NE PS SHKODER PER DELEGATET NE KONGRES

Partia Socialistë ka zhvilluar zgjedhjet për delegatët në kongresin e partisë që do mbahet në fillim të vitit 2020-të. Nga 38 kandidatë për delegatë baza socialiste zgjodhi përmes parimit një anëtarë një votë 19 delegatë që do përfaqësojnë Shkodren në Kongresin e PS-së. Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje ku nga 2578 anëtarë të regjistruar në zgjedhje kanë marrë pjesë 1131 ose 44%. Ndërsa Partia Socialiste jo vetëm në Shkodër por në gjithë vendin njihet si forcë politike që ka disiplinë në raste të tilla.

Por sic duket kjo forcë politike në Shkodër e cila pasi është shmangur nga ndikimet e PD-së që shpesh herë ka ndikuar në zgjëdhjet brenda strukturave të saj, kësaj radhe nuk ka mundur të shmangë nga ndikimet e rivalit direkt të saj Tom Doshi dhe Partisë Social Demokrate, por edhe debateve të brendëshme që ka kjo forcë politike si shkak i përcarjeve të krijuara mes deputeteve të qarkut.

Në njërën anë është Ditmir Bushati i cili me prishjen e tij me liderin Edi Rama ka krijuar edhe skizmen mes socialistëve të Shkodrës, ndërsa në anën tjetër mësohet se edhe marrdhëniet mes Senida Mesit dhe Luan Harushes nuk janë aq harmonike, ku mësohet se ish zv/kryeministrja ka krijuar shumë pakënaqësi por edhe debate sa i përket punësimeve, ndërsa është një nga deputete më të kundërshtuara nga baza socialiste. Në kongresin e PS-së Shkodra do përfaqësohet me 19 delegat , ndërsa ende nuk ka një kryetarë dhe kryesi të saj drejtuese në nivel lokal.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …