ZGJEDHJET NE TUZ, FITON KOALICIONI I SHQIPTAREVE, POR….

Pas kontestimeve të Partisë Demokratike të Socialistëve të Presidentit Millo Gjukanoviq, dhe Partisë Boshnjake, në Tuz është Komisioni Zonal i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërim të votave me cka ka rezultuar se koalicioni Forumi Shqiptar është fitues i zgjedhjeve.

Sipas mediave nga vëndi fqinjë raportohet se rinumërimi i votave nga Këshilli Komunal i Zgjedhjeve ka përfunduar, dhe nuk ka ndryshime në numrin e mandateve të fituara. Në Zgjedhjet lokale të 3 marsit në Malësi, Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UDSH) ka fituar 16 mandate, DPS 10, Partia boshnjake 4, Socialdemokratet 1 dhe Demokratët 1 mandat.

Për formimin e shumicës në Kuvendin e Tuzit nevojiten 17 mandate. Forumi Shqiptar sipas gjitha gjasave do të formojë shumicën me 1 këshilltar të Demokratëve duke çuar DPS-në në opozitë.

Lexoni dhe kete

BASHA: NUK DO LEJOJME RIKTHIMIN E TIRANISE

Kryetari i PD, Lulzim Basha, teksa ishte i pranishëm në Shkodër në inagurimin e përmendores …