Thursday , 6 August 2020

ZGJEDHJET NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS

Ashtu siç ishte planifikuar, këtë të enjte 30 korriku janë zhvilluar zgjedhjet në universitetet e vendit tonë. Edhe në Universitetin e Shkodrës, proçesi u zhvillua i qetë, ndërkohë vihej re një prani e lartë e studentëve në këtë proçes votimi, ku një gjë e tillë u vu në dukje edhe nga kandidatja për rektore Suzana Golemi.

Për këtë proçes foli edhe kandidati tjetër për rektor, Adem Bekteshi, i cili doli përsëri në njëfarë mënyre kundër kërkesës së një grupi studentësh për të shtyrë zgjedhjet duke mbështetur vendimin e ministrisë së arsimit, ashtu siç ka bërë shpesh në vendimet e tij gjatë këtij mandati 4-vjeçar në Universitetin e Shkodrës.

Në garë për të drejtuar Universitetin e Shkodrës janë dy kandidatë, rektori aktual Adem Bekteshi dhe Suzana Golemi.

Lexoni dhe kete

BANORËT E LAGJES SKËNDERBEG MARRIN MBËSHTETJEN E INSTITUCIONEVE

Banorët e lagjes Skënderbeg në qytetin e Shkodrës duket se tashmë kanë edhe mbështetjen e …