Këtë te shtunë, anëtarësia e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, ka votuar për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj force politike dhe të Delegatëve të Konventës Kombëtar.
Nga këto votime do formohet ekipi që do drejtojë këtë parti në fushatën elektorale në zgjedhjet e 25 prillit.
Kordinatori i LSI për Qarkun e Shkodrës, Edmond Ndou, theksoi se ka disa risi, ku më kryesorja është krijimi i kushteve për votime online të gjithë atyre që për shkak të pandemisë nuk mund te jenë fizikisht në qëndrat e votimit apo janë në emigracion.
Votimet kanë nisur që prej orës 09 për të përfunduar në orën 18.
Mësohet se nga Qarku i Shkodrës, LSI do përfaqësohet me 55 delegatë në Konventën Kombëtare.