Breaking News

ZGJEDHJET PËR KRYETARIN E PD-se ME 22 KORRIK

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë. Nëpërmjet një vendimi që mban firmën e dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho bëhet e ditur se zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik. Vendimi cilëson hapjen e procesit zgjedhor për kryetar të PD-së, ku kandidaturat duhet të paraqiten deri në 2 korrik.

“Zgjedhjet do të zhvillohen në 22 korrik”, bën të ditur vendimi. Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen por bëri të ditur ngrirjen e funksioneve të tij.

Nga ana tjeter Eduard Selami ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik. Vendimin e bëri me dije nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …