Wednesday , 20 September 2017

ZGJEDHJET PER KRYETARIN E PD- se, KOMISIONI: LISTAT JO PUBLIKE

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka vendosur të mos publikojë listat e anëtarësisë por ti shpërndajë për përdorim të brendshëm në çdo degë. Pas një mbledhje të zhvilluar të shtunën në mesditë, Komisioni sqaron se listat janë janë të dhëna personale dhe bazuar në ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale” nuk mund të publikohen.

Përveç arsyes ligjore, Komisioni thekson se ka dhe një arsye morale, duke argumentuar se publikimi i tyre e kthen anëtarësinë në gjueti shtrigash në vendet e punës në administratë dhe jo vetëm.

Gjithashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike të dhënat që kanë të bëjnë me përbërjen e Komisioneve të votimit, vëndet e votimit si dhe listat shtesë  për 64  nga gjithsej 68 degë të Partisë Demokratike. Komisioni vendosi si afat të fundit për kandidatët datën 16 korrik për të dorëzuar  listën e përfaqësuesve të secilit kandidat për 68 komisionet e votimit.

Lexoni dhe kete

PS, NUK DO TE KETE ZGJEDHJE NE BASHKINE SHKODER

Partia Socialiste ne Bashkine Shkoder nuk do te futet ne zgjedhje per kryetarin e saj. …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin