Saturday , 20 April 2019

ZGJEDHJET VENDORE, NIS TRAJNIMI I POLICISE

Ka nisur proçesi i trajnimeve për punonjësit e policisë mbi “Detyrat dhe roli i Policisë së Shtetit gjatë proçesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019”. Në kuadër të detyrave të Policisë së Shtetit për procesin zgjedhor Qershor 2019, si edhe në zbatim të urdhrit “Për miratimin dhe zbatimin e Programit të Trajnimit të punonjësve të policisë, që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore, në Akademinë e Sigurisë filloi procesi i trajnimeve për punonjësit e policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se ky proçes vlerësohet dhe ka vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar.

Veliu shtoi se policia e shtetit ka vepruar dhe vepron në bazë dhe për zbatim të ligjit.

Në këtë takim merrte pjese edhe ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Berd Borchardt.

Zgjedhjet për qeverisjen vendore në Shqipëri janë parashikuar të mbahen më 30 Qershor 2019.

Lexoni dhe kete

ZONAT E MBROJTURA, 900 NDERTIME PA LEJE

Ne zonat e mbrojtura te Shkodres si ne Velipoje, fshatrat rreth liqenit te Shkodres si …