ZGJEDHJET VENDORE TE 30 QERSHORIT, MUND TE VOTOJNE MBI 3.5 MLN SHTETAS

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019. Sipas njoftimit nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë. Nga këto shtetas, më shumë se 132 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë, 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.

Ministria e Brendshme tha se lista përfundimtare e zgjedhësve ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2017. Sipas njoftimit, për herë të parë u arrit të zbardheshin adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eliminuar këto kode.

Megjithatë, në listën e përditësuar janë hequr publikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘Dekriminalizimit’.

Ministria e Brendshme tha se i gjithë procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi. Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve.

Lexoni dhe kete

BASHKIA LEZHE ZBATON DEKRETIN E PRESIDENTIT

Shkresa dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambjenteve ku janë vendosur KZAZ dhe …