Wednesday , 1 April 2020

ZGJIDHET PROBLEMATIKA PER PARKINGJET E INVALIDEVE

Ishte pikërisht kjo problematikë e ngritur në emisionin “Mirëmëngjes” në Tv Rozafa, që mori menjëherë reagimin e drejtorit të spitalit rajonal të Shkodrës për vendosjen e parkingjeve. Vetë Gjina Ndou, kryetare e shoqatës së përsonave me aftësi të kufizuar Shkodër, e pranon një fakt të tillë dhe falenderon drejtorin Masmalaj që reagoi pas problematikës së trajtuar në Tv Rozafa.

Por, ajo ka edhe një thirrje që të tilla parkingje të vendosen pranë Bashkisë Shkodër dhe institucionet e tjera.

Përsonat me aftësi të kufizuara në Shkodër vijojnë të përballen me problematika të ndryshme, prandaj vëmendja e institucioneve duhet të jetë më e madhe ndaj kësaj shtrese.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …