ZGJIDHJE ORIGJINALE, FSHF DO MARRË KREDI PËR KLUBET

Pasi nuk gjeti mbështetjen e duhur nga Qeveria për të ndihmuar klubet nga ana financiare në këtë periudhë të vështirë që ato po kalojnë si rrjedhojë e pandemisë që ka pushtuar edhe vendin tonë, Federata Shqiptare e Futbollit po mendon të gjejë ndonjë zgjidhje tjetër për t’i ndihmuar ato.

Presidenti i saj Armando Duka dhe pjestarë të tjerë të këtij institucioni kanë deklaruar ditët e fundit se po shohin të gjitha mundësitë se si do t’i ndihmojnë klubet dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ato të Superligës. Një ide është marrja e ndonjë kredie me të cilën do të bëhej e mundur kjo gjë. Një ide tjetër është ajo e ndërprerjes së disa investimeve që aktualisht po bën Federata, kryesisht tek zyrat e saj të reja dhe kompleksi i ri sportiv.

Po ashtu, ka edhe ndonjë sinjal që mund të ketë ndonjë mbështetje edhe nga UEFA e FIFA, megjithatë e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje. Të gjithë drejtuesit e klubeve janë prononcuar ditët e fundit duke thënë se në rast mosmbështetja nga institucione të tjera, do të kalojnë një krizë të madhe që do të ndikojë pastaj në vazhdimësinë e tyre.

Për të mos ndodhur kështu. Federata po bën çmos të gjejë zgjidhjen e duhur dhe në fakt këtë duhet ta bëjë shpejt sepse të gjithë klubeve u duhet të paguajnë lojtarët dhe punëtorët e tyre, për më tepër në këtë situatë të vështirë që edhe ato po kalojnë.

Lexoni dhe kete

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për …