ZHDUKEN KOSHAT E VEGJEL TE MBETURINAVE NE LEZHE DHE SHENGJIN

Të vendosur 2 vite më parë koshat e vegjel të mbeturinave në Lezhë dhe Shëngjin kanë nisur të zhduken. Përsona të papërgjegjshem i kanë vjedhur apo dëmtuar koshat në shumë vende ku ishin vendosur për të qenë në shërbim të qytetareve. Fenomeni ndodh gjatë oreve të natës, ndërsa asnjë përson nuk është ndaluar apo proçeduar për dëmtimin e prones publike fenomen ky mjaft shqetësues në Lezhës.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhë Ndue Lushi thotë se koshat e dëmtur do të zëvendesohen, ndërsa ju ka bërë thirrje qytetareve që mos të hedhin mbeturinat shtepiake në to.

2 vite më parë Bashkia vendosi 120 kosha metalik në trotuaret e Lezhës dhe Shëngjinit si një nëvoje për hedhjen e mbetjeve vetjake nga qytetaret, por ata nisen të dëmtohen shumë shpejt.

Lexoni dhe kete

AKU, KONTROLLE NË ZONËN E VELIPOJËS

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se vijon kontrollet rigoroze në të gjithë vendin në kuadër …