Friday , 3 December 2021

“ZHDUKEN” LISTAT E ZGJEDHESVE NE LEZHE

Ndërsa policia ka rrethuar KZAZ-të 12 dhe 13 në Lezhë, persona ende të paidentifikuar kanë nisur heqjen e listave të zgjedhësve që janë vendosur në vend votimet e përcaktuara për zgjedhjet e 30 qershorit nga mazhoranca. Me këto lëvizje paralajmërohen veprime edhe nga opozitarët e Lezhës për të bllokuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës.

Burime pranë KZAZ-së numër 13 që ndodhet në palestrën e gjimnazit “Hydajet Lezha” kanë bërë me dije se ka patur heqje të listave të zgjedhësve, ndërsa komisioni po punon për rivendosjen e tyre duke kërkuar nga policia e shtetit edhe ndjekjen penale të përsonave përgjegjes. Bashkia e Lezhës dërgoi para disa ditesh Policinë Bashkiake për të verifikuar zbatimin e urdhërit të bashkisë për lirimin e ambjenteve ku janw vendosur 2 kzaz, por u pengua në ushtrimin e detyrës nga policia e shtetit.

Kjo e fundit ka marrë në ruajtje me forca shtesë të dyKZAZ-të e Lezhës. Burime pranë opozitës në Lezhë kanë bërë me dije se do të ketë të tjera veprime për të bllokuar sipas tyre farsën e 30 qershorit duke siguruar se në asnjë rast nuk do të ketë votime, ndërsa u kanë kërkuar qytetarëve që të reflektojnë ndaj një mazhorance që çdo ditë e më shumë faktohet që është e inkriminuar dhe bashkëqeverisëse me oligarkët dhe krimin e organizuar.

Lexoni dhe kete

PS SHKODËR MBLEDHJE PËR TË AFRUAR SA MË SHUMË GRA NË PARTI

Partia Socialiste dega Shkodër ka organizuar një mbledhje, ku në fokus ishte përcjellja e mesazhit …