Saturday , 31 October 2020

ZHDUKET 51-VJEÇARI NE KURBIN

Një 51-vjeçar nga fshati Gurez i Kurbinit rezulton i zhdukur prej gati 10 ditësh. Mark Daka jetonte tek motra e tij në Lushnje dhe kishte ardhur për të qëndruar disa ditë në banesen e tij në Gurez ku nga aty ka humbur gjurmet.

Të afërmit thonë se 51-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa rastin e kanë denoncuar në polici 5 ditë më parë.

Menjëhere pas denoncimit të rastit policia e Kurbinit është vënë në lëvizje dhe po bashkëpunon edhe me policitë fqinje për të rënë në gjurmet e 51-vjeçarit i cili vuan nga probleme mendore.

Lexoni dhe kete

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por …