ZHGËNJEN SËRISH VLLAZNIA, MUNDET 1-3 NGA KUKËSI

Pavarësisht shpresave për një Vllaznia ndryshe, ajo është shfaqur sërish si në gjysmën e parë të kampionatit. Në sfidën e parë të këtij viti, atë ndaj Kukësit, skuadra shkodrane është mundur me rezultatin 1-3. Të katër golat e kësaj ndeshje janë shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht ka qenë shkodrani Guri që ka kaluar në avantazh kukësianët në minutën e 50-të ndërkohë që Kalaja do të barazonte shifrat në minutën e 70-të por ky gol nuk do të mjaftonte. Kukësi do të shënonte edhe dy gola të tjerë me anë të Zderiç dhe Bakajt duke marrë një trepikësh me shumë vlerë ndërkohë që shkodranët largohen sërish të mërzitur nga stadiumi. Trajneri Gjoka pas ndeshjes ka kërkuar nga të gjithë durim sepse sipas tij, Vllaznia do ende kohë për të shkuar aty ku duhet ndërkohë që homologu I tij Pakult, shprehu kënaqësinë e marrjes së këtij trepikëshi….

Pas ndeshjes së javës së 18-të, Vllaznia mbetet sërish në vendin e parafundit në renditje ndërkohë që javën e ardhshme do të presë në Shkodër ekipin e Skënderbeut.

Lexoni dhe kete

ORELESI SHUMË PRANË LARGIMIT NGA VLLAZNIA, E KERKON TEUTA

Eksodi i futbollistëve nga Vllaznia vazhdon. Çdo ditë e më shumë lexohen lajme për interesime …