ZHVILLOHEN GARA ME KAJAK NE LUMIN DRIN

Kajaket kanë nisur të jenë prezent në Lumin drin të Lezhës. Bashkia po synon të rigjallerojë lumin dhe të zhvilloje këtë sport si një mundësi më shumë për vendasit, vizitoret dhe turistet. Këtë të enjte u zhvilluan garat me kajak në Lumin Drin ku përfshinë dhjetra të rinj. Kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, tha se resurset që ka kjo njesi vendore i mundesojnë aktivitete të tilla dhe se do të vijohet për ti bëre ato një tradite në Lezhë.

Të rinjtë që u perfshinë në këto gara, djem dhe vajza, thonë se ishte diçka emocionuese dhe një ekspierence e bukur për të cilen janë të gatshem ta riprovojnë.

Për specialistin e sporteve në Bashkinë e Lezhës, Klajti Reçi, kur startuan 2 vite më parë, garat me kajakë u pane si një mundesi për terhequr të rinjtë dhe sigurisht për të ndihmuar në turizem duke nxitur të tilla aktivite.

Garat e ardhshme janë planifikuar të zhvillohen në liqenin e fshatit Fishtë gjatë fundit të muajit maj dhe për të vijuar edhe më zonat bregdetare të Tales dhe Shëngjinit.

Lexoni dhe kete

“PETALE”, EKSPOZITA PERSONALE E GRETA TAHIRAGA

Piktorja Greta Tahiraga ka sjell pasditën e së premtes ekspozitën përsonale të titulluar “Petale”. Një …