Saturday , 8 August 2020

ZHVILLOHET EDICIONI I TRETË I KUPËS “YMER STRINIQI”

Komentatori, gazetari dhe staticieni i mirënjohur Ymer Striniqi është kujtuar edhe në trevjetorin e ndarjes së tij nga jeta nga kolegët dhe nxënësit e tij. Pasditen e së mërkurës në kompleksin sportiv “Fredi”-Juban, është zhvilluar edicioni i tretë i kupës me emrin e tij. Në të kanë marrë pjesë katër ekipet e televizioneve lokale të Shkodrës, pikërisht ato të TV Rozafës, TV1 Channel, Star Plus TV dhe RTSH. Ndeshjet kanë patur rivalitet megjithatë në finale, të drejtën për të diskutuar fitoren e këtij trofeu e kanë patur ekipet e TV Rozafa dhe ai i RTSH-së, finale kjo e arbitruar nga Agron Kastrati dhe e vëzhguar nga Mhill Shkëmbi, është diskutuar në mes ekipeve të RTSH-së dhe TV Rozafa.

Ndeshja ka qenë e fortë dhe në përfundim të saj vetëm përmes penalltive, ekipi i Radio Televizionit Shqiptar ka fituar duke u shpallur fitues i kësaj kupe. Kapitenit të këtij ekipi, Kujtim Draçini, kupën ia ka dorëzuar vajza e profesor Ymerit, Edlira Striniqi, e shoqeruar nga i biri. Ato para të pranishmëve kanë shprehur emocionet për kujtimin që vazhdojnë t’i bëjnë kolegët babait dhe gjyshit te tyre.

Natyrisht kjo është minimumi i asaj që mund të bëjmë për të nderuar një figurë të tillë si ajo e profesor Striniqit.Njeriut simbol të gazetarisë dhe shembull për të gjithë ne. Padyshim që kupa me emrin e tij do të vazhdojë edhe në edicionet e ardhshme sepse profesor është dhe do të jetë i pavdekshëm për të gjithë ne.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA FITON KUPËN E 12-të RADHAZI

Atletika shkodrane e ka nisur serinë e aktiviteteve të rëndësishme kombëtare me triumf duke dominuar …