Saturday , 11 August 2018
Breaking News

ZHVILLOHET FINALJA E KONKURSIT TE “FJALES ARTISTIKE”

Eshte zhvilluar pasditen e se Merkures konkursi i “Fjales Artistike” ne Qendren Kulturore te Femijeve te qytetit te Shkodres. Per drejtorin e Qendres Kulturore te Femijeve, Shkoder, Kujtim Alia, opinioni i pergjithshem i specialisteve dhe mesuesve, por edhe i spektatoreve, ishte se kjo nate finale ishte shume e forte, nje gare e fuqishme dhe me femije te pergatitur. Alia shtoi se me nje aktivitet i tille edhe ne kete fushe, Shkodra do te ruaje traditen e mire qe ka ne zbulimin e talenteve edhe ne “Fjalen Artistike”.

Pas prezantimit te veprave te nxenesve te shkollave 9-vjecare te Bashkise Shkoder u ndane edhe cmimet per fituesit. Keshtu, per ciklin e ulet cmimi i pare iu dha Anisa Meshnunit me vepren “Gabimi i Cukapikut”, ndersa per ciklin e larte cmimin e pare e fitoi “Grupi i Vajzave” te Medreses “Haxhi Sheh Shamia”. Nderkohe qe cmimi i humorit u fitua nga “Grupi Humori” i shkolles Grude e Re. Ne ditet ne vijim, finalja e konkursit “Fjala Artistike” do te jepet e plote ne televizionin Rozafa.

Lexoni dhe kete

PANAIRI I 18 -te LIBRIT NE ULQIN

PĂ«r tĂ« 18 vit me radhĂ« nĂ« qytetin bregdetar tĂ« Ulqinit Ă«shtĂ« mbajtur panairi i …