Wednesday , 18 September 2019

ZHVILLOHET KUPA “AUTOCHTHONOUS” NË FUTBOLL PËR MOSHAT

Festa e Pavarësisë nuk mund të kalonte pa aktivitete sportive në Shkodër. Një i tillë ka qenë edhe kupa “Autochthonus” në futboll për moshat, e cila është organizuar nga “Shkodra Sport event” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Zyrën Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kupa është organizuar për moshat 9 dhe 11 vjeç dhe pjesmarrës kanë qenë rreth 200 fëmijë. Pas dy ditë ndeshje dhe rivaliteti, paraditen e së enjtes janë luajtur ndeshjet finale në të cilat ekipi Atletik ka fituar ndaj Rozafës në finalen e grupmoshës U11 ndërsa Shkodra ka mundur me penallti ekipin Shkodra 2006 në finalen e grupmoshës U9. Pas përfundimit të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të diplomave dhe kupave për më të mirët e këtij aktiviteti. Jetmir Podgorica, organizatori i kësaj kupe, në një prononcim për mediat shprehet se aktiviteti ia arriti qëllimit.

Ndërsa për shefin e Zyrës Rajonale të Fedetarës Shqiptare të Futbollit Hysen Zmijani, të tilla aktiviteti i japin gjallëri jetës sportive në Shkodër.

Kupa “Autochthonos” ia lë vendin tashmë ndeshjeve të kampionatit të moshave dhe ajo që duhet thënë është se interesimi i fëmijëve për sportin e futbollit sa vjen e rritet.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …