Monday , 21 January 2019

ZHVILLOHET KUPA “ZAMIR SHPUZA” NË 5 VJETORIN E NDARJES NGA JETA

Pesë vjetori i ndarjes nga jeta i ish- futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare Zamir Shpuza, ka mbledhur në një aktivitet shumë domethënës shumë figura të njohura të futbollit shkodran. Përveç tyre dhe fëmijë të ekipeve të ndryshme të cilat kanë zhvilluar një kupë me emrin e tij. Vëllai i Zamirit- Luani, në një prononcim për mediat ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit që u mblodhën sërish për ta kujtuar atë.

Të pranishëm kanë qenë edhe shumë figura të njohura të futbollit shkodran të cilët kanë vlerësuar figurën e Zamir Shpuzës.

Sa i takon kupës “Zamir Shpuza”, në të kanë marrë pjesë gjashtë ekipe moshash dhe në fund fitues i trofeut është shpallur ekipi i Rozafës me trajner Bledar Marshiq.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON MIQËSOREN ME “INVADERS”

Katër ndeshje, tre fitore dhe një humbje. Ky është bilanci i ndeshjeve miqësore që Vllaznia …