ME “ZIL 157-KRENARIA E USHTRISE SHQIPTARE” NGA ANGLIA NE SHQIPERI

Aventurat janë nga më të ndryshmet, dhe më të cuditshmet, shpesh herë të rrezikshme. Por Shkodrani Gent Jakupi ka zgjedhur që të bëjë një aventuar teper të veçantë. Shumë kush në vendin tonë e mban mend Kamionin ZIL 157 të ushtrisë shqiptare deri në vitin 1990, mjeti I cili quhej krenaria e ushtrisë. Sot në vendin tonw nuk gjen një të dytë, pasi  edhe në vendet tjera është mjet thuajse në zhdukje. Gent Jakupi së bashku me shokun tij Rob Gerish nga anglia bëjnë një udhëtim të cuditshëm nga Bristoli deri në Tiranë për 2500 km, me një ZIL 157, I cili është mjeti I vetëm motorrik I këtij lloji I regjistruar në regjistrin motorrik të Britanisë së Madhe.

Për 5 vite ata kanë punuar që ta kompletojn kamionin me të cilin do bënin këtë udhtim, ku shumë pjesë motorike I kanë gjetur në Shqipëri. Ndërsa e gjithë rruga bëhët me gomat e blear në shqipëri. Udhëtimi I tyre nëpër vendet e evropes me një mjet të till të gjysmes së dytë të shekullit të kaluar ka ngjallur interesin edhe të kalimtarëve, por edhe të policive të vendeve nëpër të cilat ata po udhëtoin, drejtë shqipërisë. Gent Jakupi ka ndërmarrë këtë udhëtim me qëllim që të sjell në vendin tonë një nga reliket e ushtrisë shqiptare dhe atë ta vë në shërbim të kinematografisë së vendit tonë. Një punë e cila e ka nxitur 37 vjeçarin nga Shkodra të investoj për 5 vite në kompletimin e këtij mjeti.

ZIL 157 është prodhuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1958, për të zëvëndësuar më pas me mjete tjera motorike, por për shqipërin dhe ushtrinë shqiptare të atyre viteve ky lloj mjeti motorrik ka qenë më I vecanti. Me 2 ton e gjysëm peshë me 6 goma active në evropë është thuajse në zhdukje, ndërsa në vendin tonë nuk ndodhet një I dytë në gjëndje pune. Sjellja e tij në Shqipëri dhe vënia në dispozicion për kinematografinë Shqiptare synon edhe njohjen e të rinjëve me të kaluaren tonë dhe paisjet me të cilat është shërbyer.

Lexoni dhe kete

DITA NDERKOMBETARE E MELANOMES

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Melanomës është organizuar një aktivitet ndërgjegjësues nga zyra e …