Sunday , 27 September 2020

ZJARR I MADH PËRFSHIN MALIN E TARABOSHIT

Një zjarr i madh ka përfshirë që mbrëmjen e së Martes Malin e Taraboshit. Zjarri ka rënë në orët e vona të mbrëmjes dhe që në momentin e parë, janë angazhuar tre mjete zjarrëfikëse të MZSH Shkodër dhe 17 efektivë, 7 punonjes të AdZM, si dhe banorë të zonës dhe të njësive të shërbimeve.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe shumë i vështirë për tu neutralizuar.

Bushati e pranon se zjarri ka qenë i qëllimshëm…

Ndërkohë, Bashkia Shkodër njofton se do t’i drejtohet Prefektit të Qarkut të Shkodrës, Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Prokurorisë për të kërkuar hetimin e domosdoshëm për shkaktimin e dëmit në menyrë të qëllimshme në Malin e Taraboshit, në pyjet dhe zonat e banuara.

Lexoni dhe kete

TRAFIK DROGE E ARMËMBAJTJE PA LEJE, POLICIA VIJON AKSIONIN

Policia e Shtetit vijon në të gjithë vendin, zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin …